Biografia: Jona Bezati ka përfunduar studimet Bachelor në Financë-Kontabilitet në vitin 2012. Ajo mban diplomën Master i Shkencave në Financë që prej vitit 2014. Aktualisht është pedagoge në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.Pas përfundimit të shkollimit universitar fitoi eksperiencë në tregun e sigurimeve, duke punuar në disa prej kompanive të sigurimit, të jetës dhe jo-jetës. Paralelisht, Jona është angazhuar dhe në Shoqatën e Financierëve dhe Kontabilistëve të Shqipërisë. Përgjatë viteve akademike 2015-2020, ajo u angazhua si pedagoge me kohë të pjesshme në lëndët: “Teoria e Sigurimeve”, “Bazat e Financës” dhe “Drejtim Portofoli” në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është autore dhe bashkautore e një sërë punimesh shkencore, si dhe ka marrë pjesë në disa
konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.