Biografia: Dorina Koçi (Janku) lindi në Tiranë në 27 Gusht 1982. Përfundoi studimet e larta në degën Financë-Kontabilitet në vitin 2005 në Fakutetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranë. Menjëherë pas përfundimit të studimeve fillloi punë në Bankën Amerikane të Shqipërisë. Duke filluar nga viti 2006, ajo u angazhua si asistent pedagoge me kohë të pjeshme në lëndën e Investimeve në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, universiteti i Tiranës. Në vitin 2008 përfundoi studimet master në programin MSEE dhe në qershor të vitit 2014 përfundon studimet e doktoraturës në fushën e financës duke marrë gradën shkencore "Doktor". Nga viti 2012 e në vazhdim, Dorina Koçi (Janku) është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndët: Shërbime Financiare, Investime, Drejtim Financiar. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme akademike kombëtare dhe ndërkombëtare si konferenca, trajnime, botime, etj.
Fusha e kërkimit: Investimet financiare, Kufizimet financiare të firmave, Financat e koorporatave.
Lëndët: Shërbime Financiare, Investime, Drejtim Financiar