Biografia: Lorena Balili, diplomuar në vitin 2008 me rezultate të larta në profilin Financë-Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Në Dhjetor 2011 përfundon me sukses studimet Master në Financë në FEUT dhe aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në departamentin e Financës FEUT. Menjëherë pas përfundimit të shkollimit universitar angazhohet në Drejtorinë e Borxhit në Ministrinë e Financës. Në nëntor 2008 emërohet pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Financës, të Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës ku dhe vazhdon të japi kontributin e saj si lektore në sistemin bachelor. Gjatë kësaj kohe është angazhuar në një veprimtari të pasur botuese, kërkimore e shkencore duke qënë autore dhe bashkëautore në shumë artikuj e konferenca brenda dhe jashtë vendit.
Fusha e kërkimit: Tregje dhe institucionet financiare, Paraja dhe Banka
Lëndët: Tregjet dhe Institucionet Financiare, Paraja dhe Banka, Teknikë Bankare