Biografia: Elona Pojani është pedagoge në Universitetin e Tiranës që prej vitit 2008. Në vitin 2014, ka mbrojtur disertacionin e saj për marrjen e gradës “Doktor” në Universitetin e Tiranës. Tema e disertacionit lidhej me vlerësimin e mjedisit në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Në vitin 2013, ka realizuar një vizitë studimore në kuadër të programit JoinEUSEE në Universitetin e Antwerp-it, në Belgjikë. Gjithashtu në vitin 2013, ka marrë pjesë në Programin Junior Faculty Development Program (JFDP) - një program i drejtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit - gjatë së cilit ka vizituar Universitetin e Denverit, SHBA, për një periudhë 5 mujore. Në vitin 2011, ka mbaruar studimet në prgramin e përbashkët Master në Studime Evropiane Ekonomike, nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Bambergut. Gjatë studimeve master, ka marrë pjesë në një program shkëmbimi në fushën e menaxhimit të mjedisit në Universitetin e Lubjanës, Slloveni. Dr. Pojani është konsulente për ekonominë e mjedisit në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që prej vitit 2010.
Fusha e kërkimit: Ekonomiks Mjedisor; Vlerësimi mjedisor; Financimi mjedisor; Tregjet Financiare dhe Investime.
Lëndët: Investime, Metodat e Kërkimit Shkencor në Financë, Sistemet e Informacionit dhe Aplikimi i Modeleve në Financë