Biografia: Prof. Asoc. që nga korriku i vitit 2015, diplomuar në vitin 2000 në profilin Kontabilitet – Financë të Universitetit “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, gjatë viteve 2001 – 2005 kryen me sukses studimet në Shkollën Pasuniversitare të Financës të FE të UT dhe doktorohet në vitin 2008. Që prej vitit 2000 është pedagoge e më vonë lektore në FE të UT por edhe në shkolla të tjera të larta të vendit, për lëndët: “Tregjet dhe institucionet financiare”, “Tregjet e kapitalit”, “Teknika bankare” etj, duke zhvilluar ndërkohë edhe një veprimtari të pasur botuese e kërkimore e shkencore si psh, autore e bashkëautore e shumë artikujve, e dy botimeve të tekstit bazë “Tregje dhe institucione financiare” dhe “Teknika Bankare” si edhe “Teknika Bankare - teste, pyetje, ushtrime” etj.
Fusha e kërkimit: Tregje financiare, paraja dhe Banka
Lëndët: Tregjet dhe Institucionet Financiare, Teknikë Bankare