Biografia: Mariel Frroku ka përfunduar studimet me medalje të artë në Master i Shkencave në Financë pranë Depratmentit të Financës në Fakultetin e Ekonomisë, Universtiteti i Tiranës në vitin 2015. Pas përfundimit të studimeve, nga viti 2016 e në vazhdim është anagazhuar si petagog i jashtëm pranë Departamentit të Financës në FEUT në lëndët e Drejtimit financiar të Organizatave Publike apo Drejtimit Fiskal. Gjatë karrierës profesionale është specializuar pranë organizatave ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të financave publike, politikave publike, decentralizimit dhe menaxhimin e llogarive kombëtare të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Qendra e Ekselencës në Financë apo Akademia e Hagës për Qeverisje Lokale. Ka një përvojë afatgjatë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si pjesë e shumë reformave të ndërmarra nga qeveria në menaxhimin e financave publike në qeverisjen qendrore dhe vendore në role teknike e drejtuese. Gjithashtu, gjatë punës në Drejtorinë e Përgjithshëm të Buxhetit pranë MFE ka punuar ngushtë si ekspert i planifikimit dhe monitorimit të buxhetit të ministrive të linjës dhe analizave e monitorimit të buxhetit të pushtetit vendor. Ka marrë pjesë në grupin e punës për hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore të tilla si ligji “Për financat e vetëqeverisjes vendore” dhe të gjithë kornizës nënligjore me udhëzimet standarde të planifikimit, monitorimit, zbatimit dhe menaxhimit të vështirësive financiare të buxhetit vendor. Në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, ka asistuar në hartimin e metodologjive për financimin e pushtetit vendor, granteve të qëndrueshme dhe marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare. Marieli ka drejtuar departamentin e buxhetit dhe meanxhimit financiar pranë Strukturës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kontribuar në krijimin e kapaciteteve pranë institucioneve të reja të reformës në drejtësi. Aktualisht, ai është kandidat për doktoraturë dhe studiues në fushën e Menaxhimit të Financave Publike në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Fusha e kërkimit: Menaxhimi Financiar Publik, Politikat Publike, Decentralizimi dhe Marrëdhëniet Fiskale Ndërqeveritare.
Lëndët: Drejtimi Financiar i Organizatave Publike dhe Drejtimi Fiskal.