Biografia: Blerina Gjaci është diplomuar në ciklin Bachelor dhe Master Shkencor në degën Ekonomiks pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Pas përfundimit të studimeve në vitin 2015, ka nisur punën në Ministrinë e Financave, duke u angazhuar në zbatimin dhe ndjekjen e reformave prioritare, si: në reformën kundër informalitetit dhe në reformën e menaxhimit të financave publike. Nga muaji Tetor 2018, Blerina është angazhuar gjithashtu si pedagog i ftuar pranë Departamentit të Ekonomiksit. Nga muaji Janar 2021, Blerina i është bashkuar Departamentit të Ekonomiksit si pedagog i brendshëm. Gjithashtu, nga kjo periudhë, Blerina ka nisur të anagazhohet dhe në Organizata të ndryshme (OJF), kryesisht në projekte me fokus financa publike dhe mirëqeverisje.
Eksperienca pesë vjecare në zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Financave Publike dhe ndjekja e trajnimeve të organizuara nga institucione ndërkombëtare, në fushën e financave publike. i kanë shërbyer Blerinës për të pasuruar njohuritë, për rritje të aftësive profesionale dhe specializim në cështjet e financave kombëtare.
Fusha e kërkimit: Ekonomiksi i Zhvillimit me fokus Investimin në Arsim dhe Mirëqeverisja me fokus përmirësimin e Financave Publike.
Lëndët: Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Financa Publike, Shkrim Akademik.