Biografia: Matilda Veliu ofron kontributin e saj në mësimdhënie në nivel akademik të lëndëve ekonomike që prej vitit 2000, vit në të cilin përfundoi studimet e larta. Në vitin 2012 u diplomua me gradën shkencore "Doktor" në EKONOMIKS në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Ekonomiksit. Gjatë kësaj periudhe kohore, përveç mësimdhënies ka qënë aktive në kërkim shkencor duke ndjekur konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, publikime në revista shkencore, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Matilda Veliu ka dhënë mësim në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës, në nivel Bachelor dhe Master Shkencor në Ekonomiks, për shumë vite, duke qënë titullare e lëndëve si Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Tematika të Veçanta në Ekonomiks etj. Ajo ka ofruar ndihmesën gjithashtu, në Fakultetin Ekonomik të UV-së, në hartimin e kurrikulave të Departamentit të Ekonomiksit, në të dy nivelet e studimit. Udhëheqja e temave të diplomës të studentëve, si në bachelor/master edhe në FEUT, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, rezulton pjesë pune e konsiderueshme, po ashtu edhe përfshirja në trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si në nivel akademik ashtu edhe profesional.
Fusha e kërkimit: Rritja Ekonomike; Tregjet Rajonale; Politikat e Zhvillimit Ekonomiko-Social (Varfëria Migrimi Pabarazia Sociale Pabarazia Gjinore Arsimimi Urbanizimi); Tregu i Punës;
Lëndët: Hyrje në Ekonomi; Shkrim Akademik; Mikroekonomi