Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Kryetare e Bordit të Administrimit, UT
Kontakt: [email protected]
Biografia: U lind në Tiranë, më 7 Mars 1985. Znj. Karapici mban titullin “Profesor I Asociuar” (2015) dhe “Doktor shkencash” në vitin 2012 i marrë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Adela Karapici ka përfunduar studimet e larta dega Ekonomiks në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës. Ajo ka kryer studimet master në “Studimet Ekonomike Evropiane” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Bambergut, Gjermani. Znj. Karapici ka ndjekur disa specializime dhe kërkime në Universitete si Technical University of Budapest, Hungari. Znj. Karapici ka punuar për një periudhë disa mujore në Drejtorinë e Përgjithsshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave në vitin 2007-2008 dhe në të njëjtën kohë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë. Znj.Karapici ka punuar si pedagoge e brendshme në Departamentin e Ekonomiksit në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, që prej tetor 2008 ku vazhdon dhe sot. Në Shkurt të vitit 2016 ajo është emëruar Zv. ministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes deri me tetor 2017. Ajo është autore dhe bashkëautore e artikujve në revista shkencore kombëtare edhe ndërkombëtare në fushën e Ekonomiksit.
Fusha e kërkimit: Makroekonomi, Rritja Ekonomike
Lëndët: Makroekonomi
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.