Biografia: Perfundoi studimet ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranes, dega Ekonomi Politike ne vitin 1985. Ne vitin 1992-1994 kryen specializim pasuniversitar ne Universitetin e Konstances, Gjermani per Makroekonomi, kryesisht Financa Nderkombetare. Ne vitin 1996 mbron graden “Doktor i Shkencave”. Mban titullin akademik “Profesor“. Vetem ne vitet 1998-1999 shkeputet nga Fakulteti i Ekonomise, departamenti i Ekonomiksit dhe punon si Drejtori i Pergjithshem i kompanise se sigurimeve “INSIG”.
Ne vitet 1999-2006 ka qene anetar i Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise. Ne kete pozicion u zgjodh perseri ne dhjetor te vitit 2014 per nje periudhe shtate vjeçare. Ne periudhen 2003-2005 ka qene keshilltar i Kryeministrit.
Ka pasur qendrime afat gjata dhe afatshkurtera ne disa universitete (Universiteti i Konstances, i Kiel-it, i Siegen-it dhe Bambergut, Gjermani, Universiteti Politeknik dhe ai Gjermanishtfoles Budapest, Hungari). Keto qendrime jane shfrytezuar per pune kerkimore, pergatitje leksionesh, referime, pergatitje projektesh.
Qe nga 2016 eshte zgjedhur pergjegjes i Departamentit te Ekonomiksit.deri në Gusht 2024.
Fusha e kërkimit: Ekonomi nderkombetare, Politika monetare, Politika fiskale
Lëndët: Makroekonomi, Ekonomi Nderkombetare, Makroekonomi e hapur