Programi i studimit të Doktoratës synon:

  • Të thellojë dhe të pasurojë njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në fushën Statistikës në Ekonomi;
  • T’u bëjë të njohur dhe t’u rekomandojë doktorantëve mjetet metodike kryesore që do t’u lejojnë atyre të kryejnë kërkime në fushën studimore dhe t’i aftësojë ata me metodat, teknologjitë dhe shprehitë e punës kërkimore-shkencore origjinale;
  • T’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara kritike e të argumentuara në fushat hulumtuese përkatëse;
  • Të nxisë kërkimet dhe studimet përqasëse me karakter aplikativ;
  • Të formojë shkencëtarë të rinj për ndjekjen e një karriere të mëtejshme akademike;
  • Të përgatisë doktorantët në analiza të statistikës në ekonomi në kontekste të larmishme;
  • Të ofrojë njohuri të nivelit të lartë, që do të çojnë në një administrim më efiçient të metodave statistikore.
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.