1909ffc7-8664-47d1-94ff-143e3d46aecb.jpg

Në kuadër të programit Research Expertise from the Academic Diaspora – READ, i financuar nga Fondi Shqiptaro - Amerikan i Zhvillimit (AADF),  në Fakultetin e Ekonomisë ka ardhur, si “visiting professor”, Prof. Dr. Arben Asllani (Universiteti i Tennessee - Chattanooga) ShBA.

Prof. Arben Asllani ka qenë pjesë e stafit të Fakultetit të Ekonomisë të UT në vitet 1984-1994 dhe në kuadër të bashkëpunimit me FE është rikthyer për të dhënë kontributin e tij në fushën e “Big Data” dhe Inteligjencës Artificiale.

Në kuadër të këtij projekti, ai bashkëpunon me pedagogët e Departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar, Dr. Kreshnik Vukatana dhe Dr. Elira Hoxha.

Si pjesë e projektit të përbashkët akademik ai ka zgjeruar bashkëpunimin duke zhvilluar seminare jo vetëm në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, por edhe në South East European University (SEEU) në Tetovë, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe në Universitetin e Korçës. Gjithashtu, bashkëpunimi përfshin edhe punë të përbashkët shkencore dhe përgatitjen e dy artikujve që eksplorojnë aplikimin e inteligjencës artificiale në vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, si pjesë e projektit, Profesor Asllani kontribuon në kursin e Inteligjencës Artificiale që ofrohet në FEUT.

 Së fundmi, Profesor Asllani po konsultohet me dekanatin e fakultetit për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit të Biznesit në UTC në USA dhe Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Short Bio e Prof. Dr. Arben Asllani:
Dr. Arben Asllani është Profesor i Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Tenessee-s në Chattanooga, SHBA. Ai është autor i dy librave: 'Business Analytics with Management Science Models and Methods' (Pearson & FT Press, 2015) dhe 'Big Data Technologies for Business,' (Prospect Press, 2021).
Dr. Asllani gjithashtu ka botuar mbi 80 punime në revista dhe punime me recensione. Ekspertiza e Dr. Asllanit përfshin mjetet dhe metodologjitë më të fundit në analizën e biznesit, teknologjitë e Big Data, teknologjitë e përpunimit të të dhënave, si dhe modelet në 'Machine Learning' dhe Inteligencë Artificiale.

Foto nga seminaret e zhvilluara

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.