Në kuadër të muajit të Sipërmarrjes, Fakulteti i Ekonomisë zhvilloi leksion të hapur me studentët nën prezencën e CEO të grupit Balfin, Znj. Edlira Muka dhe Zv. Dekanit për Marrëdhëniet me Sipërmarrjen dhe Institucionet Publike, Dr. Martin Serreqi.
Znj. Muka iu përgjigj pyetjeve të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë mbi mundësitë për të filluar bizneset e tyre, se si ata mund të bashkëpunojnë e të lidhen me investitorë, si dhe i inkurajoi të rinjtë të provojnë aftësitë e tyre në botën e biznesit.
Ky takim ishte një bashkëbisedim i frytshëm dhe zgjoi interesin e studentëve me përvojën dhe njohuritë profesionale që znj. Muka ndau, meqenëse është dhe pjesë e Alumnit të Fakultetit të Ekonomisë.