Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 - 2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime, internship;
Kohëzgjatja e bursave:
- Bachelor (1 semestër);
- Master (1 semestër).
Fushat e studimit:
- Informatikë Ekonomike;
Afati për aplikim: 14 Nëntor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!