Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Kalemi Travel nënshkruan me datë 02 Nëntor 2022 marrëveshje bashkëpunimi me në fokus studentët. 
Marrëveshja synon mbështetje për realizimin e praktikave mësimore, të organizimit të leksioneve të hapura, vizitave studimore, workshop-e, realizimin e studimeve akademike dhe shkencore, si dhe mbështetje financiare me bursë të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë.  

Nënshkrimi i marrëveshjes ndihmon studentët të jenë më pranë bizneseve, të aftësohen dhe të përgatiten për tregun e punës, pas përfundimit të studimeve.

Kalemi Travel është agjenci turistike e cila ofron eksperiencë nëpërmjet udhëtimeve, aktivitete dhe trajnime.  

Klikoni për më tepër:

Marrëveshje bashkëpunimi FEUT-Kalemi

Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.