Të dashur maturantë!

Në Fakultetin e Ekonomisë ka ende 41 kuota të lira, përkatësisht 22 në Degën Administrim Biznes, 12 në Degën Ekonomiks, 5 në Degën Financë dhe 2 në Degën Informatikë Ekonomike. Pas shpalljes së listave të fituesve, regjistrimi i tyre do të vijojë në datat 5 - 6 Nëntor në orarin 9:00 – 16:00.

Në rast të regjistrimit të një maturanti në një program studimi (por të shpallur fitues në disa programe studimi në FE) viza e kuqe në programet e tjera do të zbresë tek maturanti pasardhës.

Edhe në rastin kur një kandidat deklaron me dokument zyrtar që tërhiqet nga aplikimi, viza e kuqe në programet e tjera do të zbresë tek maturanti pasardhës.

Përditësimi do të shpallet në faqen e FE në kohë reale.

Ju mirëpresim!

Listat e Aplikantëve, për dt. 05-06 Nëntor

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.