Debating_economics.JPG

Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës dhe Junior Achievement of Albania (JAA) do të zbatojnë për të tretin vit radhazi Programin “Debating Economics”. Ky program ka si qëllim zhvillimin e aftësive debatuese të studentëve, nxitjen e mendimit kritik dhe të aftësive të tyre analizuese, zhvillimin e aftësive të të folurit në publik, si dhe nxitjen e vlerave demokratike.

Si pjesë e këtij Programi, studentët e “Klubit të Debatit” do të përfshihen në një cikël trajnimesh, si dhe në kompeticione debati mes Universiteteve brenda vendit. Klubet më të mira do të përfshihen edhe në kompeticione debati jashtë vendit.

Për t'u bërë pjesë e “Klubit të Debatit” të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës regjistrohuni në formularin në vijim brenda datës 5 nëntor 2022: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSemjd48mlTLpIhanf-a6ZoRGtNG0V34iBMcg-W5kX2Ca58-TQ/viewform

Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.