Prof. Asoc. Dr. Visar Malaj, pedagog i Departamentit të Ekonomiksit, publikoi në shtator punimin me titull “Albanian Customary Law, Religion, and the Rescue of Jews during the Holocaust” (Kodi Zakonor Shqiptar, Feja dhe Shpëtimi i Hebrenjve gjatë Holokaustit), në revistën zyrtare të USHMM (United States Holocaust Memorial Museum), botuar në Oxford University Press. Studimi bazohet në burime të panumërta arkivore të AQSH (Arkivi i Shtetit Shqiptar), të Yad Vashem (Memoriali zyrtar i Izraelit për viktimat e Holokaustit) dhe USHMM. Shqipëria ishte i vetmi vend në botë, i pushtuar nga nazistët, ku numri i hebrenjve u rrit pas luftës së dytë botërore. Arsyeja kryesore ishte tradita (me prejardhje të lashtë Ilire) e Besës, elementi kryesor i Kanunit shqiptar. Periudha e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit mund të konsiderohet si një ndër periudhat historike më të lavdishme të kombit shqiptar. Punimi i plotë mund të lexohet në linkun mëposhtë:

https://academic.oup.com/hgs/advance-article-abstract/doi/10.1093/hgs/dcac039/6720329?redirectedFrom=fulltext

Fakulteti i Ekonomisë shpreh mirënjohje për publikimin në shtypin prestigjoz të profesor Visarit.

1 photo 1

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.