Njoftohen të gjithë studentët e Departamentit të Financës dhe Departamentit të Kontabilitetit të programeve Bachelor dhe Master se mbrojtja e Diplomave do të zhvillohet të Martën, datë 25.10.2022, Ora 14:00. 

Studentët njoftohen se të Hënën, datë 24.10.2022, duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit të Financës dhe Departamentit të Kontabilitetit punimin e Diplomës në hard-copy, formularin e vlerësimit të firmosur nga pedagogu udhëheqës dhe punimin në C.D. në Word.


Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.