Njoftohen të gjithë studentët e Departamentit të Menaxhimit dhe Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar të programeve Bachelor dhe Master se mbrojtja e Diplomave do të zhvillohet të Martën, datë 25.10.2022, Ora 10:00. 

Studentët njoftohen se të Hënën, datë 24.10.2022, deri në Orën 12:00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit të Menaxhimit punimin e Diplomës në hard-copy, formularin e vlerësimit të firmosur nga pedagogu udhëheqës dhe punimin në C.D. në Word.

Studentët njoftohen se të Hënën, datë 24.10.2022, nga ora 10:00-13:00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar punimin e Diplomës në hard-copy, formularin e vlerësimit të firmosur nga pedagogu udhëheqës dhe punimin në C.D. në Word.

Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.