Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin West Attica, Greqi,
për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 05 – 09 Dhjetor 2022, me temë “Innovative
Management in Higher Education, Applied Practices in Covid-19 Pandemic and Remaining
Challenges”.
https://erasmus.uniwa.gr/en/homepage/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja:
- 5 + 2 ditë;

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (160 EUR për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / greke);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj;
- Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-
1.docx

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet
programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument
firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional
Erasmus+.
Afati për aplikim: 13 Tetor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 Klikoni për më tepër:

THIRRJA West Attica staf 2022

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.