Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit bachelor dhe master, në kuadër të Projektit Erasmus+, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022- 2023.
Aplikuesit duhet të jenë studentë të regjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Dega Ekonomiks, Dega Financë dhe Administrim Biznesi.
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2, me certifikatë;
Dokumentet që duhen dorëzuar janë:
1. CV në gjuhën angleze
2. Kopje e Pasaportës
3. Vërtetim studenti
4. Lista e notave
5. Certifikatë e nivelit të gjuhës angleze/gjermane
6. Letër Motivimi në gjuhën angleze
7. Kërkesë për aplikim për këtë mobilitet
Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë Zyrës së Informacionit në fakultet, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, deri më datë 7 Tetor 2022, në orarin 09:00-15:00.
Fakulteti i Ekonomisë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!