Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 10 – 14 Tetor 2022.
Llojet e mobilitetit / kohëzgjatja:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
- Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim (5+2 ditë)
Afati për aplikim: 14 Shtator 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër: