Universiteti i Shërbimeve Publike në Hungari, ka hapur thirrjen për aplikim për lektorë të huaj në kuadër të Programit të Studiuesve Ludovika.
Qëllimi i Programit të Lektorëve të ftuar të Studiuesve Ludovika është t’u ofrojë stafeve të Universitetit mundësinë e shkëmbimit të ideve me akademikë, studiues dhe ekspertë të Evropës Qendrore dhe Lindore, t'u mundësojë lektorëve vizitorë të mësojnë rreth punës së studiuesve në Universitet si dhe të krijojnë kontakte akademike më të forta me homologet e tyre.
Aplikantët e suksesshëm do të:
- kalojnë një javë në Universitetin e Shërbimit Publik në semestrin e parë të vitit akademik 2022/23,
- japin leksione publike dhe seminare në anglisht dhe marrin pjesë në jetën publike të Universitetit,
- konsultohen me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shërbimit Publik,
- mbulohen shpenzimet e tyre të udhëtimit, akomodimit dhe të jetesës ditore nga Universiteti pritës (në përputhje me udhëzimet e BE-së),
- marrin një honorar prej 1000 €.
Më shumë informacion gjendet në linkun: https://reg.uni-nke.hu/index.php/338115?newtest=Y&lang=en
Thirrja e hapur gjendet në linkun: https://reg.uni-nke.hu/upload/surveys/338115/files/Call%20for%20Ludovika%20Scholars%20Program.pdf
Afati i Aplikimit: 31 gusht 2022
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!