pedagoget_e_fe.JPG

Ditën e Mërkurë, dt 6.07.2022, në orën 10:00, në Godinën Liria, Fakulteti i Ekonomisë zhvilloi ceremoninë e përfundimit të trajnimit pedagogjik të pedagogëve të rinj të FEUT në fushën e pedagogjisë dhe metodave të mësimdhënies. Trajnimi u organizua nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në kuadrin e zhvillimit të burimeve njerëzore në Universitetin e Tiranës.

Ceremoninë e hapi Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dhori Kule. Më pas përshëndetën Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Edmond Rapti dhe Përgjegjësja e Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Arjana Muçaj.

Të pranishëm ishin anëtarë të Rektoratit UT, Dekanatit të FE, Pedagogë të Shkencave Sociale, pedagogët pjesëmarrës në trajnime dhe media.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule vlerësoi trajnimin si nevojë jetike për stafin dhe falenderoi profesoreshat e Shkencave Sociale për ndarjen e njohurive të tyre me stafin e FEUT.

Dekani i Shkencave Sociale, Edmond Rapti ndër të tjera shprehu falenderime për Dekanin e FE, për gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy fakulteteve.

Ndërsa Profesoreshë Arjana Muçaj u shpreh se është mirë që kjo nismë të mos mbetet vetëm në Fakuletin e Ekonomisë, por të bëhet pjesë edhe në fakuletet e tjera pasi të gjithë kanë nevojë për trajnime dhe eksperienca të reja dhe që gjithësecili të kuptojë rëndësinë e mësimdhënies në auditor.

Pedagogia e re që mori pjesë në trajnim, Ervisa Ruka përshëndeti në emër të pedagogëve pjesëmarrës në trajnim. Ajo vlerësoi punën e palodhur të profesoreshave të Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilat i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve që pedagogët e rinj kishin në fushën e pedagogjisë dhe metodave të mësimdhënies. Ndër të tjera shtoi se për të dhe për kolegët e saj, kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur, e veçantë dhe që do t'i ndihmojë akoma më shumë në fushën e mësimdhënies.

Pedagogët e rinj të FEUT u trajnuan nga Profesoreshat Arjana Muçaj, Valbona Habili, Eralda Zhilla, Leticja Gusho, Gerda Sula, Artemisi Dono.

Në fund të ceremonisë, pedagogët u pajisën me certifikatën përkatëse të lëshuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, UT.

Foto nga aktiviteti 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.