Ditën e Enjte, datë 30.06.2022, Fakultetin e Ekonomisë, UT e vizituan Prof. Ljubomir Kekenovski nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Shën Cyril dhe Methodius në Shkup dhe përfaqësues biznesi, Z. Vlado Cebov.
Gjatë takimit me përfaqësues nga Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë, UT, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy fakulteteve, sidomos në fushën e kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta.