1.jpg
 
Departamenti i Financës organizoi Ditë Informimi me studentët e vitit të tretë të degës Bachelor në Financë në lidhje me programet Master që ofron Departamenti.
Studentët u njohën me planet mësimore të studimeve në Masterin e Shkencave në Financë, Masterin e Shkencave në Menaxhim Risku, Masterin Profesional në Financë dhe Masterin Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim (në bashkëpunim me Departamentin e Kontabilitetit).
Gjithashtu u prezantuan mundësitë për karrierë profesionale që ofrojnë këto programe studimi në tregun e punës, si dhe përshtatja me kualifikimet e mundshme ndërkombëtare në fushën e financës.
Departamenti i Financës ju uron suksese në sezonin e provimeve!
 
 
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.