vizita.JPG

Në kuadër të vizitave studimore, Zyra e Karrierës zhvilloi një vizitë njohëse për studentët e Informatikës Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në ambientet e kompanisë Albtelecom.  

Studentët e Informatikës Ekonomike patën mundësinë të njihen me teknologjinë në strukturat e Albtelecom dhe të bënin pyetje në lidhje me tregun e telekomunikacionit në Shqipëri apo sfidat e saj. Po ashtu përfaqësues të burimeve njerëzore shpjeguan me detaje departamentin e tyre lidhur me procesin e rekrutimit, intervista, trajnime, internship-e, etj.  

Vizitat studimore, tashmë një aktivitet traditë, do të vijojnë të zhvillohen në mënyrë periodike në kompani të ndryshme në Shqipëri duke qenë se është një mundësi e mirë gërshetimi i njohurive të fituara në programin mësimor në raport me realitetin në praktikë. 

Foto gjatë vizitës pranë Albtelecom

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.