Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Jonida Çarka ka pёrfunduar studimet Bachelor nё Informatikë Ekonomike nё Universitetin e Tiranёs, Fakulteti i Ekonomisë nё vitin 2013. Prej vitit 2015, mban diplomёn Master i Shkencave nё Sisteme Informacioni në Ekonomi. Aktualisht ka nisur studimet e doktoraturës në Universitetin “Tor Vergata” në Romë. Gjatë periudhës 2017- 2020, znj. Çarka i ёshtё bashkuar stafit akademik me kohë të pjesshme të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë dhe atij të Universitetit tё Tiranёs. Në vitin 2020 është bërë pjesë e stafit akademik me kohë të plotë të Univeristetit të Tiranës, duke u angazhuar në lëndet: Sistemet e Informacionit të Menaxhimit dhe Multimedia. Përvec eksperiencave në fushën akademike Jonida numëron dhe një sërë eksperincash në sektorin privat dhe atë publik, ku ndër me kryesoret janë pozicioni si Përgjegjëse e Sektorit IT në Agjencinë e Pagesave, Ministria për Zhvillim Bujqësor dhe Rural si dhe më pas të qënit pjesë për disa vite e stafit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku ka mbajtur edhe pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë IT në Ministrinë e Drejtësisë. Ajo ёshtё autore dhe bashkёautore e disa artikujve tё botuar nё revista shkencore si dhe pjesëmarrëse në konferenca ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Sistemet e Menaxhimit të Informacionit, Multimedia, AI, Machine Learning
Lëndët: Multimedia
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.