Departamenti: Financë
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Mariola Kapidani ka kryer studimet e larta në degën Financë-Kontabilitet pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master Shkencor në Financë me rezultate të larta pranë Fakultetit të Ekonomisë. Përgjatë periudhës 2014-2019 ka vazhduar studimet në Shkollën e Doktoraturës në Financë me tezën kërkimore "Analiza e gjendjes financiare së njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri". Prej vitit 2014 angazhohet në mësimdhënie në lëndët Menaxhim Financiar dhe Aplikim i Modeleve në Financë, pranë Departamentit të Financës, Universiteti i Tiranës. Merr pjesë në kërkimin shkencor dhe projektet kërkimore të Departamentit të Financës si dhe në projekte ndërkombëtare me institucione partnere si Universiteti i Portos (Portugali), Universiteti i Granadës (Spanjë), Universiteti i Novi Sad (Serbi) e të tjerë.
Fusha e kërkimit: Financat e ndërmarrjes, financat publike, qeverisja vendore.
Lëndët: Drejtim Financiar, Drejtim Financiar i Avancuar, Sistemet e Informacionit dhe Aplikimi i Modeleve në Financë
Copyright © 2022 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.