Biografia: Lindur në Përmet më 15 tetor 1956. Diplomuar për Kontabilitet në FEUT në vitin 1980. Me eksperiencë në Bankë dhe Drejtor Finance në ndërmarrje. Pedagog i Drejtimit Financiar në FEUT që nga viti 1989. Doktor i shkencave qysh prej 1991 dhe Profesor qysh prej 1999. Deputet i Përmetit 1997 dhe Ministër i Turizmit 1998-2001. Pedagog i lëndëve Financë, Drejtim Portofoli, Fiskalitete, Kontabilitet Financiar, Teoria dhe Praktika e Sigurimeve. Autor i shumë artikujve shkencorë brënda dhe jashtë vëndit. Autor i rreth 20 librave, monografive dhe teksteve mësimorë dhe akademikë për shkollat e larta në ekonomi dhe financë. Profesor i ftuar i Universitetit të Poitiers, Francë. Organizator dhe Drejtues i disa konferencave dhe Kongreseve në fushën e Financës dhe Kontabilitetit, brënda dhe jashtë vëndit. Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë dhe President i Qëndrës Shqiptare për Riskun. Anëtar dhe nënkryetar i KKK për katër vite. Lektor në disa universitete brënda dhe jashtë. Ekspert i Akreditimit të arsimit të lartë, përzgjedhur nga APAAL.
Fusha e kërkimit: Financë, Drejtim Portofoli, Sigurime, Fiskalitete
Lëndët: Bazat e Financës, Drejtim Portofoli, Teoria e Sigurimeve