Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare me temë “Artificial Intelligence at the Universities – a boon or a bane?”, në datat 20 - 24 Maj 2024.
https://pans.nysa.pl/org/ico/blog/14th-international-staff-training-week-in-nysa-poland-1
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
- 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e mësimdhënies:
- Administrim Biznesi;
- Gjuhë e Huaj;

Afati për aplikim: 01 Nëntor 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..


Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.