Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për 10 (dhjetë) bursa për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, në Francë, për vitin akademik 2023-2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;

Kohëzgjatja e bursave:
- 3 muaj (me mundësi zgjatjeje edhe 3 muaj të tjerë, por jo të njëpasnjëshëm);

Fushat e shkëmbimit:
Bursat / mobilitetet, do të jenë në fushat si vijon:
- Financë;
- Kontabilitet;
- Manaxhim;
- Marketing.

Afati për aplikim: 9 Maj 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Poitiers, në Francë, në kuadër të programit Erasmus +, për vitin akademik 2023-2024

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.