Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Universiteti i Tiranës

Konferenca dhe Botime

1 konf botime

Afati i aplikimit 4 Prill 2022 - 6 Maj 2022

Dokumentacioni për aplikim

Kërkesa e studentit kandidat për të ndjekur programin e studimit të doktoratës në përputhje me fushat e shpallura nga njësia bazë ku aplikon, përfshihet në dosjen personale.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesë e kandidatit për nënfushën ku do të studiojë.

2. Curriculum Vitae.

3. Kopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve (sipas përcaktimeve në rubrikën A).

4. Çertifikatë personale dhe fotokopje e kartës së identitetit/ pasaportës.

5. Dëshmi e gjuhës së huaj (kopje e noterizuar).

6. Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës.

7. Vërtetim nga qendra e punës që vërteton se kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.

8. Mandat pagese për tarifën e aplikimit prej ALL 5 000.

9. Vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike të kërkimit shkencor e publikimit.

10. Dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, provime pasuniversitare ose artikuj shkencorë që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, programe shkëmbimi si Erasmus+, apo projekte kombëtare apo ndërkombëtare. Certifikata për njohjen e programeve për përpunimin e të dhënave sasiore (Excel të avancuar, Sata, Eviews, SPSS, etj.).

Ku dorëzohet dosja e aplikimit?

Aplikimi për doktoratë do të bëhet pranë Degës së kualifikimit shkencor, kati i parë, godina B. Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Dosja e aplikimit dorëzohet çdo ditë pune në orarin 11:00 - 15:00.

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.